Italia është në shok pasi një i sëmurë mendor vrau dy fëmijë, vëllezër që ishin duke luajtur në një park dhe një 84-vjeçar në qytetin bregdetar të Ardea, afër Romës.
Pas kësaj, siç shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi, gjatë ngjarjes së ndodhur të dielën, personi i armatosur bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij.
I moshuari, i cili po udhëtonte me biçikletë, thuhet se u përball me vrasësin, i cili si në të 30-at e tij, ndërsa ishte gati të fillonte të shtinte.
Sipas raporteve, sulmuesi përdori një armë që i përkiste babait të tij të ndjerë dhe ishte lëshuar kohët e fundit nga një institucion i shëndetit mendor.
Policia e Karabinierisë tha se raportet zyrtare që ata morën në lidhje me vrasësin kishin të bënin me një sulm ndaj nënës së tij. /Telegrafi/