Site icon Telegrafi

Italia në panik, numri i të vdekurve nga coronavirusi shkon në 366

Në Itali 133 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi vetëm në 24 orët e fundit.

Këto janë shifrat më të larta deri më tani. Në total, 366 njerëz kanë vdekur nga coronaviruset në Itali, duke bërë që ku shtet të jetë vendi i dytë me më së shumti vdekje dhe të infektuar nga coronavirusi, pas Kinës, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 7375. Dhe 633 njerëz u shëruan nga coronavirusi, me 33 më shumë se dje.

3557 pacientë u shtruan në spital me simptoma të coronavirusit, 906 më shumë se dje dhe 650 në kujdes intensiv. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version