Site icon Telegrafi

Italia në krye të luftës kundër pandemisë vendosi ish-komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi shkarkoi të hënën komisionerin special italian të COVID-19, Domenico Arcuri dhe e zëvendësoi me një ekspert logjistik të ushtrisë, në një sinjal që qeveria donte të shpejtonte vaksinimet.

Masa pasoi ankesat në rritje në lidhje me trajtimin e krizës nga Arcuri dhe shqetësimin se fushata e vaksinave anti-COVID po ecte përpara shumë ngadalë, raporton reuters.

Është një nga vendimet e para të mëdha të Draghit që kur u bë kryeministër muajin e kaluar dhe pas shkarkimit të javës së kaluar të shefit të agjencisë së mbrojtjes civile, transmeton Telegrafi.

Ky hap u pa gjithashtu si një përpjekje për të përmirësuar përgjigjen e Italisë ndaj krizës së pandemisë.

Komisioneri i ri i coronavirusit u emërua Gjenerali, Francesco Paolo, një ish-komandant i forcave të NATO-s në Kosovë dhe shef i logjistikës së ushtrisë që nga viti 2018.

Draghi i tha parlamentit muajin e kaluar se dëshironte të përfshinte ushtrinë në planin mbarëkombëtar të shpërndarjes së vaksinave. /Telegrafi/

Exit mobile version