Site icon Telegrafi

‘Italia në Katar 2022?’ – Infantino: Të jemi serioz, ju lutem

(Foto: FIFA.com)

Ka qenë një ditë e ngarkuar për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në Firence, nga ku e hodhi poshtë mundësinë që Italia të shkonte në Kampionatin Botëror.

Është raportuar se Azzurrët mund të merrnin një biletë për ‘Katar 2022’ në muajin nëntor, pasi FIFA e ka sanksionuar Iranin që i ka lënë 2.000 femra jashtë stadiumit në ndeshjen kualifikuese kundër Libanit.

Megjithatë, shpresat e italianëve nuk zgjatën shumë, sepse fillimisht kjo u përgënjeshtrua nga anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin dhe tash nga kreu i organizatës.

(Foto: Twitter/Italy)

I pyetur nga gazetarët nëse Italia ka një shans për ta zëvendësuar Iranin në Katar, Infantino është përgjigjur: ‘Të jemi serioz, ju lutem…”.

Lexo po ashtu FIFA i mbyll derën përfundimisht Italisë rreth ‘ëndrrës’ për të luajtur në “Katar 2022”

Presidenti i FIFA-s ka thënë se ndihet i pikëlluar që Azzurrët do të mungojnë në Botërorin e dytë radhazi, ndërsa ka shtuar se në të ardhmen ekziston mundësia që Kampionati Botëror të mbahet çdo dy vite. /Telegrafi/

Exit mobile version