Italia po mundohet të përmbajë përhapjen e coronavirusit pas dy vdekjeve.
Vdekjet e para të raportuara në Itali nga coronavirusi, kanë bërë që autoritetet italiane të garojnë për të kontrolluar përhapjen në veri të vendit pas një numri të madh rastesh të konfirmuara ditët e fundit. Italia aktualisht ka më shumë infeksione në Evropë, transmeton Telegrafi.
Një grua e moshuar që vdiq testoi pozitive për virusin, megjithëse nuk ishte e qartë nëse coronavirusi është ai që shkaktoi vdekjen e saj.
Rajoni i Veneto raportoi 12 persona me virus, përfshirë një burrë 78-vjeçar që vdiq të premten vonë.
Dy nga infeksionet e konfirmuara të rajonit janë të afërm të burrit që vdiq, tha presidenti rajonal i Veneto, Luca Zaia.
Një rregullore fillestare e shkruar nga ministri i shëndetësisë vendosi një kordon efektiv në 10 qytete të Lombardisë, në juglindje të Milanos, pasi Lombardia raportoi rritje rastesh të premten.
Numri i të infektuarve ishte në fluks të vazhdueshëm, por deri të shtunën kishte arritur në 25.
Autoritetet kërkuan qetësi, por pranuan që grupimet po alarmonin duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të të infektuarve. /Telegrafi/