Site icon Telegrafi

Italia mposht Kosovën

Italia e ka mundur Kosovën, në ndeshjen miqësore të hendbollit, të zhvilluar në Romë.

Përfaqësuesja e Italisë e ka mundur Kosovën, në ndeshjen miqësore të hendbollit, të zhvilluar në Romë, në konkurrencën e femrave.

Italianet fituan 34:19 (18:7 pjesa e parë), në ndeshjen e zhvilluar në ‘Centro Sportivo Olimpico dell’Esercito’, një test miqësor për kualifikimet për Evropianin 2016, përcjell Zëri.

Ekipet bënë shumë rotacione, ndërsa italianet udhëhoqën 9:5 në çerekun e parë të lojës, ndërsa epërsia e tyre u shtua në 21:11 në minutën e 40-të, e 29:15 në atë të 51-të.

Sonte, të dyja skuadrat do ta zhvillojnë miqësoren e dytë, këtë radhë në Palasport di Civitavecchia të Romës.

Exit mobile version