Italia e ka mposhtur Greqinë me rezultat bindës (3-0) në kualifikimet për Euro 2020 në kuadër të Grupit J.
Azzurët nuk lejuan befasi në përballje me grekët, pasi që të tre golat i shënuan qysh në pjesën e parë, duke i siguruar tri pikët e plota.
Golin e parë për Italinë e shënoi Nicolo Barella në minutën e 23-të, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi edhe Lorenzo Insigne (30’) për 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=219ZQ30rxt0
Golin e fitores dhe të fundit për italianë e shënoi Leonardo Bonucci (33’), për të shkuar në pushimin e pjesës së parë në qetësi.
Pas xhiros së tretë, Italia gjenden në vendin e parë të Grupit J me nëntë pikë, e ndjekur nga pas prej Finlandës me gjashtë, Greqia dhe Bosnje e Hercegovina me nga katër, Armenia me tri dhe Lihtenshtajni ende pa pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UaclCIoYYCA