Kanë filluar sot ndeshjet e rrethit të dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror të basketbollit 2023.
Në Grupin I, Italia e ka tronditur Serbinë, duke e mposhtur pas një kthese të madhe me rezultat 78:76.
Azzurrët u dëshmuan edhe një herë të jashtëzakonshëm përballë Serbisë, duke e mposhtur për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit mes tyre.
Pas Eurobasketit dhe kualifikimit në Lojërat Olimpike, italianët mposhtën edhe serbët edhe në Kampionatin Botëror.
Simone Fontecchio put on a show vs. Serbia to earn TCL Player of the Game honors in a big Italy win 💪
📊 30 PTS | 7 REB | 3 AST | 73 FG% | 31 EFF#FIBAWC x #WinForItalia 🇮🇹 | #InspireGreatness pic.twitter.com/qSXWyg32Gx
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) September 1, 2023
Fontecchio me 30 pikë të shënuara ishte më i miri, ndërsa Spissu shtoi 14 dhe Datome 10.
Ndeshja tjetër e këtij grupi i takoi Porto Rikos që fitoi ndaj Republikës Dominikane me rezultat 102:97.
Grupit I tashmë është në baraspeshë pasi të katër ekipet kanë nga 7 pikë.
Ndeshjes e Grupit J mes Malit të Zi dhe SHBA-së, doli të jetë më e fortë se sa ishte menduar.
Favoriti i parë i turneut dhe seleksionimi i pathyeshëm i SHBA-ve ishte duke humbur nga malazezët në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në çerekun e tretë SHBA-të u kthyen në lojë dhe fituan 85-73.
❌ Anthony Edwards in the first half: 0 points, 0/5 FG
✅ Anthony Edwards in the second half: 17 points, 7/11 FG#FIBAWC x WinForUSA pic.twitter.com/7rzmcztEUQ
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) September 1, 2023
Anthony Edwards shënoi 15 pikë, ndërsa Bridges, Haliburton dhe Reaves shtuan nga 10 secili.
Nga ky grup fitore ka shënuar edhe Lituani, që ishte larg më e mirë se Greqia duke triumfuar me shifrat 92-67.
Sa i përket Grupit K, Sllovenia mundi pa problem Australinë me rezultat 91:80.
Slloveninë drejt fitores e dërgoi Luka Donçiq, i cili e përfundoi ndeshjen me 20 pikë, i ndjekur nga Tobey, i cili përfundoi me 18 pikë.
Here's your daily dose of a no-look Luka dime! #FIBAWC x #WinForSlovenia 🇸🇮 pic.twitter.com/krmG629Ci6
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) September 1, 2023
Në një tjetër ndeshje të zhvilluar sot nga ky grup, Gjermania mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 94:69, ku justifikoi rolin e saj si favorit absolut.
Në ndeshjen e radhës Sllovenia do të luajë kundër Gjermanisë, ku të dy skuadrat kanë siguruar çerekfinalen.
Gjermania dhe Sllovenia kanë secila nga katër fitore, pra pikë maksimale, ndërsa Australia dhe Gjeorgjia nga dy humbje.
Sensacioni i madh ka ndodhur në grupin e fundit L, ku Letonia ka mposhtur Spanjën me rezultat 74:69.
Më i miri në këtë ndeshje te fituesit ishte Davis Bertans i cili shënoi 16 pikë, ndërsa Willy Hernangomez ishte më i miri te spanjollët.
LATVIA BRING DOWN THE REIGNING WORLD CHAMPS 🤯#FIBAWC x #WinForLatvia 🇱🇻 pic.twitter.com/NsA4ygZqYt
— FIBA Basketball World Cup 2023 🏆 (@FIBAWC) September 1, 2023
Në ndeshjen tjetër Brazili ishte më i mirë se sa Kanada, ku fitoi me shifrat 69-65.
Grupi është është në baraspeshë pasi të katër ekipet kanë nga 7 pikë.
Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve zhvillohet pas dy ditësh. /Telegrafi/