Telegrafi

Italia mbështet propozimin për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës

Zëdhënësi i Ekipit, Skënder Hyseni, bëri të ditur se në takimin me shefin e diplomacisë italiane Massimo D’Alema, u tha se Italia përkrah pakon e Ahtisaarit dhe propozimin e tij për pavarësi të mbikëqyrur.

D’Alema ka thënë gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në misionin e BE së, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Ndërkaq delegacioni i Kosovës ka shprehur edhe "rezervat e shqetësimet" lidhur me kahet që mund të marrë procesi për statusin, në mungesë të një marrëveshjeje të negociuar, dhe ka theksuar se, "tashti po shihet se arritja e një marrëveshjeje të negociuar me Serbinë është e pamundshme", tha Hyseni. /qik/