Skuadra azure ka zhvilluar sesionin e parë të trajnimit në qytetin e Montpellier përpara Kampionati Evropian ‘Francë 2016’.
Turneu nis të premten më 10 qershor, me ndeshjen hapëse Francë-Rumani, teksa Italia do të përballet me Belgjikën në Lion, në mbrëmjen e së hënës.
Mirëpo, trajneri i kombëtares italiane, Antonio Conte, sot ka pasur trajnimin e tij të parë me ekipin në Montpellier.
Skuadra azure doli në fushë në orën 10:50 të paradites, ku u përcoll nga sytë e 600 tifozëve dhe presidenti i Federatës italiane, Carlo Tavecchio.
Në fillim Conte mbajti një fjalim, më pastaj ekipi ka filluar me ushtrime atletike, me portierët që punojnë më vete me trajnerin e tyre. /Telegrafi/