Ministria italiane e Punëve të Jashtme kërkoi lirimin e një gazetari, Gabriele Del Grande, arrestuar më 9 prill nga autoritetet turke, ndërkohë që ndodhej pranë kufirit sirian për të pyetur refugjatët.
“Ministria dhe ambasada e Italisë po ndjekin me shumë kujdes rastin e Gabriele Del Grande, që prej fillimit”, theksoi ministria në një komunikatë.
Gabriele Del Grande, 34 vjeç, ndodhej në kufirin turko-sirian duke marrë në pyetje refugjatët kur ata ishin ndaluar nga autoritetet turke.
Gjatë bisedës që ka pasur me familjen, njoftoi sot “La Repubblica”, ai theksoi se ishte futur në një grevë urie dhe fton të gjithë të mobilizohen që të drejtat e tij të respektohen.
Me origjinë nga Toskana, Gabriele Del Grande është autor i një dokumentari mbi refugjatë sirianë dhe palestinezë të paraqitur në Mostra de Venise në 2014.
Ai po përgatiste aktualisht një libër për luftën në Siri dhe lindjen e grupit të Shtetit Islamik.