Telegrafi

Italia kërkoi Spallettin, por trajneri i Interit i refuzoi

Mediat italiane raportojnë se Federata Italiane e Futbollit i kishte ofruar Luciano Spallettit për të marrë punën e trajnerit të Italisë përpara Giampiero Venturas, por trajneri i Interit e kishte refuzuar atë.

Spalletti është njëri nga trajnerët më të mirë italian në qarkullim dhe sigurisht për të ka oferta nga skuadra të ndryshme, por edhe kombëtare.

Një ofertë të tillë e kishte bërë edhe Federata Italiane e Futbollit në drejtim tëe Spalletti sa ishte trajner i Romës.

Trajneri aktual i Interit sapo kishte përfunduar sezonin e parë të rikthimit në Romë në verën e vitit 2016 kur i erdhi thirrja nga Federata Italiane [FIGC].

Spalletti njihet për punën e madhe me futbollistë

Sipas Calciomercato.com, Presidenti Carlo Tavecchio i premtoi Spallettit se ekipi kombëtares do të ishte ‘më pak stresues’ sesa puna e tij në Olimpico.

Megjithatë, ish-trajneri i Zenitit nuk ishte i gatshëm të heqë dorë nga puna e përditshme e të qenit një trajner i klubit.

Pas këtij vendimi të Spallettit, federata vendosi të kthej shikimin nga Ventura, i cili kishte nisur një karrierë të re premtuese me Torinon, duke i befasuar të gjithë me lojën e tij.

Por, puna e tanishme e Venturas me kombëtaren Azzurre nuk po iu pëlqen drejtuesve pasi rrezikohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, dhe trajneri rrezikon seriozisht shkarkimin nga detyra. /Telegrafi/