Telegrafi

Italia, kampione e Evropianit në Prishtinë

Italia është kampione e Evropianit U19 për hendbolliste (Divizioni B) të mbajtur në Prishtinë.

Të dielën në finalen e madhe, Italia fitoi ndaj Austrisë me rezultat bindës, 29:21.

Italia ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit, ndërsa i ka fituar të gjitha ndeshjet.

Ka shfaqur nivel të lartë edhe në finale, duke realizuar aksione të bukura dhe mbrojtje shumë të fortë.

Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa në të dytën italianet dominuan plotësisht.

E urojmë Italinë për suksesin e madh në ngjarjen e shkëlqyer të mbajtur për nëntë ditë në kryeqytetin tonë.