Site icon Telegrafi

Italia ka regjistruar 310 viktima brenda një dite si pasojë e coronavirusit – më shumë se 10 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë

Italia regjistroi 310 viktima si pasojë e coronavirusit të shtunën si dhe më shumë se 15 mijë raste të reja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të premten, vendi kishte raportuar 429 të vdekur po ashtu dhe 15 mijë raste të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali u rrit në 116 mijë.

Të premten në vend janë administruar më shumë se 347 mijë doza të vaksinës kundër coronavirusit, sipas komisionerit të urgjencës.

Lexo po ashtu Italia do të lehtësojë masat ndaj COVID-19

Ky është rekordi i ri për një ditë të vetme; në Itali, më shumë se 10 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës.

Në përgjithësi, 16.9 për qind e popullsisë italiane është vaksinuar me së paku një dozë.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve në Itali vlerësohet të jetë rritur në 3.8 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version