Telegrafi

Italia jashtë Botërorit 2022, Marco Verratti e kapërcen zhgënjimin duke u relaksuar në pushime me të dashurën në Miami

Foto: The Mega Agency

Mesfushori i Italisë dhe Paris Saint-Germain-it, Marco Verratti, po largon dhimbjen e mos-kualifikimit në Kampionatin Botëror duke u relaksuar në një plazh të Miamit me gruan e tij modele, Jessica.

Fituesit e Euro 2020 nuk arritën të kualifikohen në Botërorin 2022 – të mbajtur në Katar – pasi humbën ndeshjen e tyre gjysmëfinale të ‘play-off’-it nga Maqedonia e Veriut.

Italia gjithashtu humbi Kampionatin Botëror 2018 – të mbajtur në Rusi – që do të thotë se Verratti ka bërë vetëm dy paraqitje në Botëror gjatë karrierës së tij, shkruan The Sun.

Foto: The Mega Agency

Dhe me fazën e grupeve të Kampionatit Botëror e cila përfundoi të premten, në vend që të shikojë disa nga shokët e tij të skuadrës së PSG në fushën e gjelbër, Verratti ka zgjedhur të largohet me gruan e tij, modelen mahnitëse Jessica për pushime.

Çifti, i cili u martua në vitin 2021, u fotografuan duke kaluar kohë së bashku në një plazh në Miami.

Foto: The Mega Agency

Verratti ishte i mbuluar me tatuazhe, gjersa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra banje me shumë ngjyra.

Ndërkohë Jessica, 31 vjeçe, kishte veshur një rroba banje të zeza me një gjerdan dhe syze dielli.

Foto: The Mega Agency

PSG do të shpresojë që Verratti të rikthehet nga aventurat e tij në dhjetor.

30-vjeçari italian është një nga yjet e PSG-së si një mesfushor i suksesshëm. /Telegrafi/

Foto: The Mega Agency

 

Foto: The Mega Agency

 

Foto: The Mega Agency

 

Foto: The Mega Agency