Site icon Telegrafi

Italia humbet një nga futbollistët kryesorë për ndeshjen me Spanjën

Antonio Candreva është zyrtarisht jashtë skuadrës së Italisë në përplasjen me Spanjën në 1\8-tën e Euro 2016, kështu që Antonio Conte po studion alternativa.

Anësori i Lazios, Antonio Candreva ishte njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm për Italinë në Euro 2016 deri tani, por ka pësuar një problem në kofshë gjatë fitores 1:0 ndaj Suedisë, ku nuk mundi të rikuperohet.

Sot në një shënim, Federata Italiane e futbollit ka konfirmuar se Candreva është i padisponueshëm për ndeshjen e së hënës me Spanjën.

Alessandro Florenzi është një nga alternativat e Contes për të zëvendësuar anën e djathtë të mesfushës.

Tjetër opsion është Stephan El Shaarawy, i cili mund të luaj në të majtë, duke lëvizur Matteo Darmian apo Mattia De Sciglio për në anën e djathtë. /Telegrafi/

Exit mobile version