Italia është një ndër vendet europiane që ka pësuar humbjet më të mëdha si pasojë e embargos që iu vendos Rusisë në vitin 2014 pas përfshirjes në konfliktin ukrainas.
Roma zyrtare nuk u nda nga blloku i vendeve perëndimore që vendosën sanksione, dhe kjo mesa duket i ka kushtuar plot 3.6 miliardë euro. Eksprotet e produkteve made in Italy drejt Rusisë ranë nga 10.1 miliardë euro në vitin 2013, në 7.1 miliardë euro vitin pasardhës, me një rënie prej 34%.
Të dhënat i referohen vetëm vitit 2014. Për sa i përket rajoneve italiane, Lombardia vlerësohet si humbësja më e madhe, me 1.18 miliardë euro në vetëm një vit në terma eksporti.
Ndjek më pas Emiglia Romagna me 771 milionë euro dhe veneto me 688 milionë euro. Ndërkohë, për sa i përket sektorëve, nga 3.6 miliardë euro në total që vlerësohet dëmi, 3.5 miliardë euro i janë privuar sektorit të manifakturës, 648 milionë euro makinerive dhe rreth 500 milionë euro veshjeve.
Nuk duhet harruar se Roma zyrtare ka qënë i vetmi vend europian që ka dalë haptazi kundër sanksioneve. Matteo Renzi ka kërkuar që sanksionet të mos shtyhen auotamatikisht dhe që për çështje të zhvillohet një debat. /Telegrafi/