Site icon Telegrafi

Italia gjobit Apple dhe Amazon për kufjet Beats

Mbikëqyrja italiane e konkurrencës ka gjobitur Amazon dhe Apple me më shumë se 200 milionë euro për pretendimin se kanë shkelur rregullat e konkurrencës.

Gjoba lidhet me kufjet Beats, një markë e blerë nga Apple për 3 miliardë dollarë (1.8 miliardë në atë kohë) në vitin 2014.

Një marrëveshje e vitit 2018 midis gjigantëve të teknologjisë nënkuptonte se vetëm rishitësit e përzgjedhur mund të shesin produktet në faqen italiane të Amazon.

Si Apple ashtu edhe Amazon thanë se planifikojnë të apelojnë kundër gjobave, raporton bbc.

Autoriteti Italian i Konkurrencës tha se veprimet e dy kompanive shkelën gjithashtu rregullat e Bashkimit Evropian dhe ndikuan konkurrencën në çmim.

Ajo urdhëroi dy kompanitë që t’i jepnin fund kufizimeve dhe t’u jepnin rishitësve qasje në një “mënyrë jodiskriminuese”. /Telegrafi/

Exit mobile version