Kombëtarja e Italisë ka marrë edhe fitoren e pestë në po aq ndeshje në kualifikimet e Euro 2020.
Azzurët kanë triumfuar në udhëtim te Armenia me rezultat 1-3.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit Karapetian në minutën e 11-të.
Por italianët u kundërpërgjigjën shpejt, kur Andrea Belotti shfrytëzoi një asistim të Emerson dhe shënoi për 1-2.
Armenët mbetën me një lojtar më pak në fushë, kur golashënuesi Karapetian u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
Italianët e shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë për të shënuar dy gola të tjerë në pjesën e dytë.
Një gol nga Lorenzo Pellegrini në minutën e 77-të dhe një tjetër nga Belotti në të 80-të i dhanë triumfin Italisë.
Kësisoj Italia vazhdon bindshëm në Grupin J me 15 pikë pas pesë takimeve të para. /Telegrafi/