Telegrafi

Italia dyfishon fondet për biznesin

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan prifti, një ditë pasi ai, së bashku me ambasadorin italian në Shqipëri, Saba D’Elia, vizituan tre kompani shqiptare, të financuara nga ky program. “Programi me Italinë parashikonte këtë vit një fond kredie të butë prej 5 milionë euro. Ndërkohë që vitin e ardhshëm, ky fond do të dyfishohet dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jepen 10 milionë euro”,- ka deklaruar ministri Prifti.