Site icon Telegrafi

Italia me dy sulmues në top formë përballë Shqipërisë

Në 24 mars kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese në botëror, këtë herë si mysafirë ndaj Italisë në stadiumin e Palermos.

Trajneri i të kaltërve, Gianpiero Ventura ka ndjekur me krenari dy sulmuesit më në formë të momentit që po lulëzojnë në Serie A.

Andrea Belotti dhe Ciro Immobile bëjnë bashkë 38 gola këtë sezon si asnjë kombëtare tjetër evropiane, e me këto statistika së bashku me mungesat në mbrojtje, Shqipëria do ta ketë mision pothuajse të pamundur.

Belotti me 22 gola në Serie A po përjeton sezonin më të mirë të karrierës aq sa të shtyjë presidentin e Torinos t’i vendosë 100 milionë euro si klauzolë largimi.

Dyshja Immobile e Belotti kur luanin me Torinon

Ndërkohë Immobile me 16 gola te bardhekaltërit po e tërheq Lazion drejt vendit të katërt duke shënuar nga java në javë.

Të dy këta sulmuesit sezonin e shkuar luajtën së bashku me fanellën e Torinos, ndërsa edhe në ndeshjet eliminatore kanë shënuar të dy nga gola, në ndeshjet ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit.

Me të gjitha kjo dyshe do ta fillojë ndeshje me 24 mars kundër kombëtare kuqezi.

Exit mobile version