“Mazhoranca nuk ekziston më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar mbrëmjen e sotme (8 gusht 2019) zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini me një notë zyrtare shpërndarë për mediat.
“E kotë”, thotë Salvini, “të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative siç ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ia del…”.
“Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe sot kryeministrit Konte”, thotë Salvini në komunikatën e tij zyrtare, përcjell oranews.tv.