Telegrafi

Italia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje mbi energjinë

Projekte grandioze të energjisë përfshirë dhe atë që cilësohet si një nga projektet më të më mëdha të prodhimit të energjisë me anë të erës do të nëshkruhet kur kryeministri italian Silvio Berluskoni takon kryeministrin shqiptar Sali Berisha në Tiranë nesër.

"Kriza kronike e energjisë në Shqipëri dhe ambiciet e zotit Berisha për të krijuar një qendër aktive rajonale të energjisë në vendin e dytë më të varfër të Evropës kanë hapur një treg të ri për shumë kompani italiane," shkruan gazeta.

Ka gjithashtu një sens urgjence për zotin Berisha që përballet me zgjedhje në qershor do të bindë shqiptarët të lodhur nga mungesat e vazhdueshme të dritave se atyre po i vjen ndihma, thotë artikulli.

Zoti Berisha po ofron kushte tërheqëse për investitorët, thotë gazeta. Por njerëzit e përfshirë në projekte, megjithatë sugjerojnë se ata mund të përballen me vonesa, japin paralajmërim për korrupsion, mungesë transparence në procedurat e aprovimit, mosmarrëveshje për tokën dhe rezistencë nga ambjentalistët shqiptarë.

Sipas njoftimeve, ministri i Shqipërisë i energjisë, Genc Ruli do të nënshkruajë dy projekte energjitike – një me vlerë 1 miliardë euro kontratë me grupin Falcone të Italisë për ndërtimin e një uzine rigazifikimi pranë Fierit dhe një tubacion gazi nën det për në Itali dhe një marrëveshje me vlerë 1.5 miliardë euro për Mocandën, firma ndërtuese siciliane për projektin e prodhimit të energjisë me anë të erës, në gadishullin e Karaburunit si dhe një kabëll energjie që do të shkojë nga Adriatiku në Itali.

Deficiti i energjisë që ka Italia në ndërtimin e infrastrukturës së re e bën Shqipërinë opsion tërheqës për burim energjise, thotë Financial Times.

Projekti për sigurimin e energjisë me anë të erës nga Moncada do të përfshijë 260 turbina duke e bërë këtë një nga projektet më të mëdha në Evropë. /bbc/