Telegrafi

Italia dhe Libia me marrëveshje për parandalimin e emigrantëve

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni tha sonte se kanë arritur një marrëveshje me Libinë, për të bashkëpunuar në parandalimin e emigrantëve, të cilët në numër të madh ia mësyjnë Italisë nga brixhët e Libisë.

Këtë deklaratë e bëri kryeministri italian , pas takimit me homologun e  tij libian, Fayez al Sarajit, që ka pasur sonte në Romë, ku tha se të dy palët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të rritur bashkëpunimin, dhe Italia do të ofrojë ndihmë në luftën kundër trafikimit të emigrantëve, raporton AP.