Ndeshja kryesore e ditës së sotme në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ zhvillohet në Wembley të Londrës.
Kombëtarja e Italisë në cilësinë e skaudrës vendase do të takohet me atë të Austrisë me fillim nga ora 21:00.
Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante dhe shumë e luftuar, pasi dy kombëtaret kërkojnë kalimin në çerekfinale.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini edhe në këtë takim pritet të jetë pa kapitenin Giorgio Chiellini, i cili pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Zvicrës, derisa vendin e tij pritet ta zë Acerbi.
Përkundër rikthimit të Verrattit nga lëndimi, mesfusha nuk pritet të preket dhe do të jetë me Barellan, Jorginhon e Locatellin.
Në anën tjetër, mungesa e vetme te austriakët është ajo e mbrojtësit anësorë Valentino Lazzaro i cili ka zgjatur muskulin e këmbës së djathtë dhe nuk do të luaj në këtë takim.
Formacionet e mundshme:
Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne
Formacioni i mundshëm i Austrisë: Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Laimer, Grillitsch, X. Schlager; Sabitzer, Baumgartner; Arnautovic. /Telegrafi/