Site icon Telegrafi

Italia, Britania, Spanja e Franca – shifrat që tregojnë se ka nisur kthesa pozitive

Njësoj si Italia, Britania e Spanja, Franca ka shënuar një bilanc pozitiv të COVID-19 këtë të diel.

Pandemia e coronavirusit në Francë u ka marrë jetën 22,856 qytetarëve, por gjatë ditëve të fundit është shënuar një rënie e ndjeshme e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 242 viktima dhe 612 raste të reja. Në të gjithë vendin janë mbi 162 mijë të infektuar.

Edhe numri i pacientëve në radhët e terapisë intensive, gjatë 24 orëve është reduktuar me 43 ku gjithsej janë 4,682. Në total numri i pacientëve të shtruar në spital është 28,217.

Itali, shkallë më e ulët e vdekshmërisë 

Edhe nga Italia pati lajme të mira sot. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 viktima, shifër kjo që nuk shënohej prej datës 14 mars e deri në vazhdim ku numri i viktimave në 24 orë ka qenë mbi 300 persona.

Dita e sotme ka regjistruar dhe 2,324 raste pozitive më shumë. Numri total i viktimave ka arritur më 26,644 dhe i të infektuarve 197,675.

Britania

Britania ka raportuar ditën e sotme 431 viktima që lidhen me coronavirusin duke e bërë këtë numër shifrën më të ulët të viktimave në muajin mars në Ishull.

Numri total i viktimave ka shkuar në 20732.

Spanja

Pas 42 ditësh izolim të plotë, më shumë se 6 milionë të mitur nën moshën 14-vjeçare, u lejuan të dalin jashtë për një shëtitje pre 60 minutave dhe panorama e zymtë e qyteteve ndryshoi.

Të shoqëruar nga prindërit dhe me maska, fëmijët nxorën lodrat nga shtëpia, e megjithatë ishin të detyruar të mos i ndanin me shokët, apo moshatarët e tjerë. Disa prej tyre thanë se gjithçka u dukej më e madhe tani, ndërsa për të tjerë rikthimi në ajër të pastër ishte një çlirim.

SHBA

Është ulur numri i të vdekurve nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se në 24 orët e fundit, në SHBA kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 685 persona.

Numri total i të vdekurve nga virusi në Amerikë ka shkuar në 54,941 vetë. Sa i përket të infektuarve, numri total i tyre në SHBA ka shkuar në 970 757 njerëz. /tch/

Exit mobile version