Site icon Telegrafi

Italia bëhet “zonë e mbrojtur” për shkak të coronavirusit, qytetarët ia mësyjnë marketeve – presin në radhë të gjata deri në orët e vona

Pasi që kryeministri italian Guiseppe Konte shpalli mbrëmë tërë Italinë “zonë të mbrojtur” duke kufizuar lëvizjet dhe ndaluar tubimet, qytetarët ia mësynë marketeve që si në qytetet e mëdha ashtu dhe në ato më të vogla kanë punuar deri natën vonë.

Aty menjëherë është rikthyer frika dhe paniku se mund të ketë mungesë të artikujve të ndryshëm ushqimorë. Videot e filmuara në Romë tregojnë radhët e gjata të qytetarëve me karroca, duke pritur të futen nëpër markete, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që italianët nga sot do të mund të udhëtojnë vetëm në punë apo te mjeku për arsye shëndetësore, kjo për faktin se me këto masa po tentohet të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Këto masa i ka bërë të ditur edhe kryeministri Konte i cili tha se 60 milionë italianë do të izolohen, apo më mirë thënë e tëra Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version