Telegrafi

Italia, 3.4 milionë persona në kërkim të një pune

Niveli i papunësisë në Itali regjistroi në nëntor një tjetër rekord në popullsinë aktive, duke arritur në 13.4 për qind, ndërkohë që tek të rinjtë rezulton 43.9 për qind, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (ISTAT).

Niveli 13.4 për qind i papunësisë në muajin nëntor është më i larti që prej krijimit në Itali të statistikave mujore në vitin 2004 dhe tremujore në vitin 1977. Niveli i papunësisë është rritur me 0.2 pikë në raport me muajin tetor dhe 0.9 pikë në një vit.

Ajo është gjithashtu më e lartë se parashikimet e ekonomistëve, të cilët kishin paraparë një nivel papunësie në 13.1 për qind.

Tek të rinjtë aktivë 15-24 vjeç, niveli i papunësisë arriti një tjetër rekord në 43.9 për qind, një rritje me 0,6 pikë në një muaj dhe 2.4 pikë në një vit. Të rinjtë e papunë të kësaj grupmoshe janë 729.000.

Sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, personat në kërkim të një pune ishin 3 milionë e 457 mijë në muajin nëntor në Itali.

Në muajin nëntor, numri i personave aktivë u llogarit 22 milionë e 310 mijë, në rënie me 0.2 për qind një muaj më parë dhe në raport me muajin e mëparshëm dhe me një vit më parë. /Telegrafi/