Site icon Telegrafi

Itali, zhduket 13 vjeçarja shqiptare (Foto)

Një 13 vjeçare shqiptare, dhe shoqja e saj rumune janë zhdukur pa gjurmë në Itali tash e 48 orë.

Shqiptarja e quajtur Selma, dhe shoqja e Roksana u zhdukën që nga dita e shtunë.

Vajzat kishin dalë nga shkolla për të marrë autobusin për në Castelfranco Veneto në Itali. Që atëherë nuk ka asnjë lajm nga vajzat, dhe prindërit lajmëruan zhdukjen e tyre pasi ato nuk u kthyen në shtëpi në mesditë.

Pavarësisht kërkimeve intensive, nuk ka asnjë gjurmë për to. Mediat italiane shkruajnë se vajzat mund të jenë arratisur, por familjet janë të dëshpëruara për fatin e tyre.

Vajzat jetojnë tash e saj vjet në Itali, dhe janë të integruara mirë atje. Prindërit u bëjnë thirrje vajzave që të kthehen në shtëpi, derisa Policia e Castelfranco është ende në kërkim.

Exit mobile version