Telegrafi

Itali, shqiptarja ekzekutohet nga bashkëjetuesi italian

Shqiptarja e vrarë është Donika Xhafa, e cila në fillim është qëlluar me një plumb në makinën me të cilën po udhëtonte bashkë me bashkëjetuesin e saj, Raffaele Vorrano, 59 vjeç, më pas është qëlluar edhe tre herë të tjera pasi ishte zbritur nga makina.

Vrasësi në fillim është larguar nga vendngjarja për t’u vetëdorëzuar më pas në polici. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Bw/Telegrafi/