Personi në fjalë ka hipur në një vinç rreth 40 metra të lartë duke u thënë punëtorëve dhe policëve se do të zbriste nga aty pas 24 orësh.
Ngjarja e pazakontë ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:30 në lagjen “Meda” të Milanos. Emigranti shqiptar vendosi të zbriste nga vinçi mëngjesin e së dielës.
Policia nuk e bën publik emrin e tij, por bën të ditur se shkak i ketij gjesti kanë qenë kushtet ekonomike. /start/