Telegrafi

Itali, shqiptari kapet duke shitur drogë nëpër rrugët e fshatit

Një makinë që lëvizte lart e poshtë nëpër një fshat të qetë disa herë, nxiti dyshimet e policisë për ta ndjekur atë dhe për ta ndaluar në një rrugë të vogël, ndërsa kishte ndaluar për një blerës që po merrte dozat e drogës.

Policia arrestoi në Stigliano 25-vjeçarin shqiptar Zef Papaj që u kap me 60 gr drogë.

Operacioni ka ndodhur natën e së mërkurës që shkoi, kur policia e ndoqi të riun që po shfaqej shumë shpesh në rrugët e Stigliano-s indjekur nga një makinë tjetër. Policia e ndaloi dhe zbuloi në makinën e shqiptarit 40 gr kokainë dhe 20 gr hashash si dhë 340 euro, që dyshohet se janë siguruar nga shitja e drogës.

Të enjtën shqiptari u dënua nga gjykata me tetë muaj burg dhe dymijë euro gjobë.