Telegrafi

Itali, shqiptarët lidhje me mafian

Sipas mediave italiane, autoritetet e shtetit fqinj kanë lëshuar 12 urdhër arreste, për dy shtetas italianë dhe dhjetë shqiptarë, të cilët dyshohet të kenë lidhje me organizatën mafioze napolitane Camorra.

Sipas hetimeve, rezulton se banda shfrytëzonte portin e Barit dhe Brindizit për të trafikuar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Kryesisht përmes përgjimeve telefonike, policia e Barit ka arritur të sigurojë urdhrin e prokurorisë anti-mafia, duke arrestuar paraditen e të martës katër shqiptarë dhe dy napolitanë, me akuzën e organizatës kriminale, të finalizuar me trafik ndërkombëtar të substancave të ndaluara. /BalkanWeb/Telegrafi/