Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me coronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 32785, që do të thotë janë 50 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet të reja janë 531 duke e çuar në 229858 numrin total të të prekurve.
Numri i të shëruarave ka shkuar në 140479, ndërsa 572 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 56594. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve që prej datës 7 mars.