Telegrafi

Itali, shembje masive ndërtesash nga tërmetet, pa të lënduar (Video)

Ndërtesat historike në Italinë qendrore janë dëmtuar rëndë nga dy tërmetet e fuqishme që tronditën vendin mbrëmjen e së mërkurës.

“Ishte një mrekulli, që askush nuk u lëndua”, deklaroi ministri i Brendshëm Angelino Alfano.

Megjithatë, qindra njerëz u rënduan psikologjikisht nga tërmetet, të cilët iu kujtuan edhe njëherë shokun e përjetuar thuajse dy muaj më parë, kur “zemra” e Italisë u shkatërrua tërësisht dhe ku të paktën 300 njerëz humbën jetën.

Ekipet e shpëtimit mbërritën edhe njëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e tyre në disa zona, megjithatë sipas zyrtarëve situata nuk paraqitet katastrofike.

Tërmeti i parë me epiqendër pranë komunës Visso në Macerata ishte i magnitudës 5.5 ballë, që më pas u pasua nga një goditje e dytë 6.1 ballëshe vetëm 2 orë më vonë. Ditën e enjte, të gjitha institucionet mbyllën dyert, spitalet u evakuuan po ashtu.

Në disa zona shkëmbinjtë kanë bllokuar rrugët. Sipas specialistëve është ulja e Apenineve që mund të ketë sjellë këto lëvizje sizmike.