Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u regjistruan 276 persona me COVID-19, prej të cilëve 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.
Kurba e pandemisë ka pësuar rritje gjatë 2 ditëve të fundit ku ditën e djeshme rezultuan 229 të infektuar.
Në të njëjtën periudhë kohore, ditën e sotme kanë humbur jetën 12 persona shifër e njëjtë me dje.
Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë.
Edhe numri i persona ve në terapi intensive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65.