Telegrafi

Itali, qeveria 40 mld € kundër krizës

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Silvio Berlusconi, i cili ka saktësuar se fondet do të shpenzohen në infrastrukturë, për të financuar ndërmarrjet dhe për të ndihmuar industrinë e makinave.

“Janë para reale që do të kalojnë tranzit nga qeveria tek ekonomia reale”, ka deklaruar kreu i Këshillit italian të Ministrave.