Shqiptarët 24 dhe 31 vjeç po zbrisnin në garazh në në kohën kur u qëlluan me armë zjarri, raportoi BW.
Policia tha se “autori fillimisht kishte hyrë në dhomën ku ishin instaluar automatet e energjisë elektrike dhe ka fikur dritat e gjithë godinës.”
Dy të plagosurit morën plagë në krahë dhe u dërguan në spitalin e Padovas.
Policia arriti të gjejë një makinë, tip Lanca, e cila dyshohet se është e autorit. Makina e sekuestruar ka dëmtime të shkaktuara nga një aksident. /Telegrafi/