Telegrafi

Itali, orteku ‘gllabëron’ hotelin, dyshohet për viktima

Mediat në Itali raportojnë se një ortek ka rënë mbi hotelin “Rigopiano di Farindola” në Pescara, zonë kjo turistike në Itali.

Raportohet se në këtë hotel janë të regjistruar rreth 20 turistë.

Siç raportohet në media telefonat e hotelit dhe celularët e turistëve nuk punojnë.

Derisa ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, ende nuk ka raporte për gjendjen atje.

Kryetari i provincës së Pescara, Antonio Di Marco ka shkruar në Facebook: “Për fat të keq ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, nuk dihet nëse ka viktima por mbetet për t’u konfirmuar”. /Telegrafi/