Të arrestuarit janë shtetasit Viktor Hasa, 24 vjeç dhe Naser Semo, 43- vjeç, të cilët ishin duke udhëtuar me një makinë tip BMW, me një shpejtësi tej normave të lejuara.
Sipas mediave italiane, policia rrugore është vënë në ndjekje të makinës dhe pas ndalimit të automjetit, në dalje të autostradës, gjatë kontrollit të ushtruar në makinë u sekuestrua në bagazhin e automjetit 10 kg heroinë.
Policia arrestoi menjëherë dy shqiptarët, të cilët akuzohen për trafik droge./Telegrafi/