Koloneli Italian Renzo Nisi tha se ky është operacioni antidrogë ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, duke qenë se sasia e sekuestruar është e barabartë me gati 1/6 e sasisë së drogës që është sekuestruar në Itali gjatë 2010 dhe gati 55% e asaj që është sekuestruar në niveli kombëtar në 6 mujorin e parë në 2011. Banda shtrihej në veri të Italisë.
Sipas hetimeve, banda kriminale, deri në tetor të 2010-ës, transportonte sasi të mëdha heroine nga Afganistani, e Pakistani në Itali nëpërmjet Ballkanit.
Operacioni u zhvillua në Verona të Italisë dhe në pranga përfunduan Durim Vishkurti, 31 vjeç, Sokol Çota, 35 vjeç si dhe Ermal Dorda, 25 vjeç, i cili kishte ardhur nga Shqipëria për të koordinuar punën për përpunimin e drogës.
Droga u gjet në një banesë e cila përdorej si laborator përpunues i heroinës. Tre shqiptarët u kapën teska po paketonin heroinën. Gjithashtu, u sekuestruan substanca për të rafinuar të paktën 400 kg heroinë si dhe elemente të tjerë të përpunimit të drogës./Telegrafi/