Liga e Veriut, lëvizja italiane e së djathtës, kërkoi sot organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve pas humbjes së thellë të Matteo Renzit në referendumin për reformën kushtetuese.
“Jemi të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur, me cilindo ligj zgjedhor”, deklaroi Matteo Salvini, lideri i Ligës së Veriut, aleat me Frontin Kombëtar francez.
“Besoj se Italia nuk mund të lejojë muaj debatesh për një sistem të ri elektoral”, shtoi ai.
Ligji elektoral në fuqi, i cilësuar “Italicum” dhe i miratuar në majin e 2015 parashikon një numër të madh të shumicës në Dhomën e Deputetëve të partive që tejkalojnë 40 për qind të votave në raundin e parë apo që fitojnë një raund të dytë të mundshëm mes dy partive të pozicionuara në krye në raundin e parë.
“Italicum” nuk ka qenë aspak efektiv duke u bërë gjithnjë e më tepër objekt rishqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. /kp/