Telegrafi

Itali: Kapet shqiptari me 75 kilogramë drogë

Lënda narkotike ishte paketuar në 82 pako të vogla dhe ishte fshehur në dyert e automjetit tip furgon me targa italiane, e cila zbriti nga nja traget që vinte nga Shqipëria, transmeton Shekulli online.

Vlera në euro e përfituar nga shitja e drogës do të ishte 750 mijë euro.

Një 32-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Vareses, është arrestuar me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës. /Telegrafi/