Një autobus në Itali që po transportonte nxënës u përplas në një urë, ku më pas edhe shpërtheu nga goditja. Raportohet se 16 persona kanë vdekur dhe të paktën 39 të tjerë janë plagosur.
Autobusi hungarez dhe ishte nisur drejt Budapestit nga Franca.
Incidenti ndodhi në dalje të autostradës A4 në Verona, në orët e para të mëngjesit.
Thuhet se gjithsej 55 persona ishin në bord – 50 prej tyre adoleshentë.
Agjencia e lajmeve italiane Ansa thotë se fëmijët ishin kryesisht djem, të moshës 14 deri 18 vjeç, transmeton Express.
Thuhet se disa prej tyre janë hedhur nga dritarja pas goditjes, e që ranë nga ura në lum. Të tjerët janë bllokuar brenda pas shpërthimit.
Autoritetet thonë se dhjetë prej tyre janë dërguar në spital, të cilët kanë marrë plagë të rënda.
Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë ka të lënduar rëndë nga ky aksident.