I shumëkërkuari nga Interpoli dhe forcat e policisë në të gjithë Evropën është Besnik Kulla, i cili akuzohet për posedimin e mbajtjen e armëve dhe municioneve të luftës dhe agresionit.
Kulla nuk u ka rezistuar policëve italianë, por u përpoq që t’i bënte të besonin se bëhej fjalë për një rast të identitetit të gabuar duke treguar një pasaportë me të dhëna të tjera shqiptare. Për të sqaruar çdo dyshim rreth tij, policia u detyrua që të kontrollonte gjurmët e gishtave.
Përveç urdhrit të ndalimit të lëshuar nga gjyqtarët shqiptarë kundër tij, një urdhër arresti ishte lëshuar edhe nga Prokurori Publik i Orvietos, për dhunë dhe rezistim ndaj një zyrtari publik.
Kulla, i cili tani është në burgun Sollicciano të Firences, do të qëndrojë për një vit e gjysmë aty dhe pastaj do të deportohet në Shqipëri./Telegrafi/