Një 52 vjeçar shqiptar i papunë u arrestua nga policia në rajonin e Firences në Itali për shkak se përndiqte prej muajsh një vajzë 24 vjeçare. Shqiptari kishte rënë në dashuri me të renë, e cila punonte në një bar.
Shqiptari ka shkuar çdo mëngjes përreth 7 muaj, duke i kërkuar vazhdimisht që të martohej me të.
Vajza i kërkonte që të largohej nga bari çdo ditë, por burri nuk pranonte. Shpesh, 24-vjeçarja ishte detyruar që të fshihej në ambiente të ndryshme të barit, por shqiptari nuk është tërhequr.
Vajza e denoncoi 52 vjeçarin në fillim të muajit mars, por as përballë denoncimit, ai nuk u tërhoq derisa u arrestua pasditen e djeshme.
Me të njëjtën akuzë, burri u arrestua edhe në vitin 2014, pasi kishte përndjekur një vajzë tjetër, punonjëse në një lokal bastesh. Shqiptari gjithashtu është akuzuar edhe për veprime të turpshme në publik.