Dy biznesmenët, Ekrem Saliu, 45 vjeç dhe Hristo Uzunov, 42 vjeç, nga Tetova kishin mbërritur në muajin shtator në Itali për një marrëveshje biznesi, e cila duhej të realizohej në Maqedoni me një partneritet italian.
Sipas autoriteteve italiane, të dyshuarit për vrasjen e kryer janë Luca Cerebini, 37 vjeç dhe Daniele Saravini, 33 vjeç. Ky i fundit akuzohet si porositës i vrasjes, pasi që ai dy biznesmenëve nga Maqedonia u kishte një borxh prej 400 mijë euro.