Site icon Telegrafi

Itali, arrestohen dy shqiptarë

Luan Dani, 34 vjeç akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe Klodian Hoxhaj akuzohet për vjedhjen e disa apartamenteve.

Luan Dani u arrestu nga policia në Casal di Principe dhe do të ekstradohet në Shqipëri, ku do vuajë dënimin prej 12 vite burg.

Klodian Hoxhaj u arrestua nga policia e Campobassos, në bashkëpunim me Interpol Romën.

I riu shqiptar ishte një prej pjesëtarëve të një bande të specializuar për vjedhjen e apartamenteve. Policia tha se banda përbëhej nga shqiptarë dhe rumunë, disa prej të cilëve u arrestuan, pas kthimit në vendet e origjinës. Policia italiane është në kërkim të pjesëtarit të fundit të bandës së grabitësve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version