Telegrafi

Itali, arrestohen 4 shqiptarë, u kapën me 15 kg heroinë

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave sqarohet se personi i pestë i arrestuar është një italian i identifikuar si Teodoro Di Lauro, i njohur si person me precedentë penalë.

Mësohet se lënda narkotike ka mbërritur në portin e Brindizit me një barkë peshkatarësh shqiptarë, transmeton BW.

Policia e Brindizit ka deklaruar se kjo është sasia më e madhe e heroinës e konfiskuar në këtë zonë gjatë viteve të fundit.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë ende të ditur, ndërkohë që forcat e policisë thanë se bashkë me heroinën kanë sekuestruar edhe një pistoletë, që mbahej nga këta persona ilegalisht. /Telegrafi/