Site icon Telegrafi

Itali, 525 njerëz vdiqën brenda 24 orëve dhe 4,316 raste të reja me Covid-19

Në Itali është ngadalësuar numri i infeksioneve të reja dhe ndoshta më e rëndësishmja, shkalla e numrit të vdekjeve ka rënë.

Në Itali, 525 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit si rezultat i virusit Covid-19, krahasuar me numrin e më hershëm 681 viktima.

Gjithashtu, janë regjistruar 4,316 raste të reja me Covid19, 489 më pak se dje.

Kjo është e dukshme se shkalla e numrit të të vdekurve është duke rënë, po ashtu edhe numri i të infektuarve po bie, në krahasim me javët e kaluara./Telegrafi/

Exit mobile version